8 të infektuar në spitalin psikiatrik në Elbasan

exit.al 17 Nëntor 2020, 09:08

Të paktën pesë pacientë dhe tre infermiere në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan janë infektuar me Covid-19.

Të tjerë infermierë dhe pjesë e stafit të spitalit që kanë pasur kontakt me të infektuarit, janë vetë karantinuar në shtëpitë e tyre, në pritje të rezultateve të testimeve.

Nuk dihet ende nëse spitali do të mbyllet apo do të vazhdojnë të operojë me staf të reduktuar.

Shpërndaje te miqtë