Dariel Sina kualifikohet për në Gjykatën e Lartë

exit.al 17 Nëntor 2020, 09:42

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka kualifikuar si kandidat për një vend në Gjykatën e Lartë Dariel Sinën.

Dariel Sina është aktualisht Komisioneri Publik, i cili ka për detyrë të ankimojë vendimet e KPK-së për magjistratët, gjatë procesit të vetingut.

Ai kandidon në Gjykatën e Lartë për pozicionet e dedikuara për jogjyqtarët.

Në votimin e KLGJ-së për Sinën morën pjesë 9 nga 11 anëtarë. Të gjithë votuan pro tij.

Shpërndaje te miqtë