“Më të rëndësishme për t’u ndalur është intensifikimi shqetësues i largimit të trurit, veçanërisht të 94% të studentëve që janë jashtë dhe nuk duan të kthehen në Shqipëri.”
Ky fenomen sipas Metës, po rritet sepse të rinjtë nuk shohin një të ardhme të mirë në Shqipëri, i mungon shpresa për shkak të problemeve të qeverisjes së vendit. Meta tha se shpopullimi është një problem kombëtar që duhet t’i shqetësojë të gjithë. Pedagogu i Fakultetit Ekonomik në UT, Sherif Bundo theksoi se keqqeverisja po i largon me forcë të rinjtë nga vendi, duke i vrarë shpresën. “T’i vrasësh rinisë shpresën është njësoj si ta dëbosh me forcë nga vendi. Është njësoj siç Sllobodan Millosheviçi dëbonte me forcë shqiptarët nga Kosova,” u shpreh ai. Ndërsa Ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja deklaroi se në 10-vjeçarin e fundit, 2010-2020 për arsye të ndryshimeve pozitive sociale, pritej një ulje e emigracionit, por realisht ndodhi e kundërta. Ajo po ashtu tha Shqipëria është vendi me numrin më të madh të azilantëve për popullsi, duke lënë pas dhe Sirinë e Irakun. Shpërndaje te miqtëMeta tryezë për largimin e të rinjve: Shpopullimi, problem kombëtar
Presidenti Ilir Meta organizoi të enjten një bisedim virtual me profesorë dhe ekspërtë, për të folur për shpopullimin e vendit.
Meta shprehu shqetësimin e tij për largimin e të rinjve dhe profesionistëve të rinj, veçanërisht në vitet e fundit.
“Vendi ynë, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, nuk vuan një emigrim problematik në nivele të pranueshme, por po përjeton një erozion demografik, referuar statistikave bindëse,” u shpreh Meta.
Ai foli për largimin e të rinjve dhe mungesën e dëshirës për tu kthyer në vend:
Të sugjeruara
Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka, pjesë e listave të PD-së në 25 prill
14 Janar 2021, 12:20Hajdari, kandidate për deputet në Elbasan
14 Janar 2021, 12:07Kosova nuk lejon vizitën e zyrtarit serb
14 Janar 2021, 11:50
Evropa që imagjinojmë dhe Shqipëria që duhet të evropianizojmë
22 Gusht 2026, 13:37
