“Në 25 prill, të bashkuar do ta ndryshojmë për të sjellë një qeveri që nuk punon për të trefishuar pasuritë si kjo e sotmja, por për të punuar për njerëzit”
Shpërndaje te miqtëBanorët e Spitenit në Lezhë: Qeveria asnjë investim në 8 vite
Përfaqësuesja e PD-së, Lindita Metaliaj takoi të enjten banorët e Spitenit në Lezhë. Banorët pohuan gjatë takimit me Metaliajn se qeveria nuk ka investuar në 8 vite në këtë fshat.
“Asnjë nuk ka vënë dorë 8 vjet e këtej. Vetëm duke ecur indietro. Shesim 350 lekë 1 litër qumësht, më pak se 1 litër ujë” tha njëri prej banorëve.
“Asnjë ndihmë, asgjë. Edhe kur vijnë, vijnë me kollare dhe aty ku nuk ka ujë” u shpreh një banor tjetër.
Metaliaj deklaroi se qytetarët kanë nevojë për një qeveri të përgjegjshme. Ajo shtoi se me 25 prill do të ndryshojë qeverisjen e vendit për të sjellë një qeveri që punon për qytetarët.
Të sugjeruara
Hajdari, kandidate për deputet në Elbasan
14 Janar 2021, 12:07Kosova nuk lejon vizitën e zyrtarit serb
14 Janar 2021, 11:50Përditësim i përmbytjeve, 900 hektarë të përmbytur në Lezhë
14 Janar 2021, 11:36
Evropa që imagjinojmë dhe Shqipëria që duhet të evropianizojmë
22 Gusht 2026, 13:37
