“Përderisa Serbia vazhdon të sillet në mënyrë destruktive, Duke vazhduar shkeljet e maltretimet me arrestime arbitrare e mbajtje ilegale të qytetarëve të Kosovës (i fundit javën e kaluar!); Duke përdorur rrugë të paligjshme dhe klandestine për të futur ‘vaksina’ të dyshimta në Kosovë me qëllim rrezikimin e sigurisë shtetërore dhe shëndetit publik;
Duke rritur provokimet, kërcënimet, sjelljet e ulëta, dhe lojërat e ndyra që po sjellin pasiguri dhe destabilizim në rajon e më gjerë! Andaj, le të qëndrojnë larg Kosovës!”
Ndërsa zyrtari serb deklaroi se ai ka pasur në plan të vizitojë zonat e përmbytura në zonat serbe. Petkoviç e quajti veprimin e qeverisë së Kosovës si ‘marketing’ për fushatën zgjedhore:“Veprimet e politikanëve shqiptarë tregojnë se marketingu politik është më i rëndësishëm për ta sesa jeta dhe siguria e njerëzve.”
Ai premtoi se ndihma e qeverisë serbe do të arrijë tek familjet e përmbytura me çdo kusht. Shpërndaje te miqtë
