Rama fshin videon përshendetëse me Velipojën pas komenteve negative

exit.al 27 Qershor 2021, 09:52

Kryeministri Edi Rama fshiu videon përshëndetëse nga bregdeti i Velipojës disa minuta pasi e publikoi. Ai e hodhi videon, të dielën në mëngjes, pas masakrës së ndodhur në Velipojë, ku u vranë 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë. Pas publikimit të video me bregdetin e Velipojës, komentuesit vërshuan duke e kritikuar kryeministrin. Disa nga komentet ishin:

"Edvin këtë realitet të dhimbshëm duhet të shohësh, jo reklamat e tua".

"O njeri, në Velipojën tënde të dashur janë vrarë 4 persona për shezlona".

"O shoku po ti ku jeton, se na e hoqe trurin. Atje janë vrare 4 veta".

"Vëri gishtin kokës, lëre propagandën".

Rama e ka zëvendësuar atë me një video propagandë nga investimet e qeverisë në shëndetësi.