Meta: Rama nuk është konsultuar me mua për çështjen e detit

exit.al 23 Tetor 2020, 13:39

Presidenti Ilir Meta deklaroi se premten se kryeministri Rama nuk është konsultuar me të përpara se të merrte vendimin për marrëveshjen e detit me Greqinë. Duke folur nga Korça, Meta u shpreh se është informuar nga mediat greke:

"Unë për këtë çështje duhet të falënderoj mediat greke dhe përfaqësuesit e Greqisë që marrim informacion. Nuk është konsultuar me mua, por me ndonjë president tjetër vërdallë. Nuk e ka marrë vesh akoma që president është vetëm një, Ilir Meta”

Meta pohoi se zgjedhjet e 25 prillit do të zgjidhin sundimin e ligjit në vend dhe prekja e Kushtetutës dhe votës së lirë do jenë krimet më të dënueshme në Shëipëri. Shpërndaje te miqtë