OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 3 të dënuar

exit.al 23 Tetor 2020, 13:15

Operacioni forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë pesë të dënuarve.

Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:

- Juxhin Kulla, banues në Korçë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;

- Vasfi Bedulla, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”

- Teodor Grazhdani, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.

Shpërndaje te miqtë