Meta komenton mosdekretimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor

exit.al 23 Tetor 2020, 13:28

Presidenti Meta komentoi vendimin e tij për të mos dekretuar dhe kthyer në kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit. Gjatë një vizite në Korçë, Meta u shpreh s ekjo është një mundësi që shumica socialiste të reflektojë:

'Për t’i dhënë mundësi tjetër maxhorancë që të reflektojë, të respektojë këtë marrëveshje gjithëpërfshirëse, përndryshe padyshim që do të mbajë një përgjegjësi kritike.'

Meta theksoi se ndryshimet e 5 tetorit nuk respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit dhe 'respektimi i kësaj marrëveshje është kusht i padiskutueshëm për BE-në'. Në fund të deklaratës ai shtoi se është i qetë për vendimin e tij sepse 'është në një gjatësi vale me popullin shqiptar'. Shpërndaje te miqtë