Meta qeverisë: Nisni direkt dialogun me naftëtaret, i rrezikohet shëndeti

exit.al 4 Nëntor 2020, 12:19

Presidenti Ilir Meta i bëri apel qeverisë që të nisë sa më parë dialogun me naftëtarët e Ballshit, të cilët prej 40 ditësh janë në grevë urie, 19 ditë 10 burra naftëtarë dhe 21 ditë 10 gra naftëtare.

një postim në rrjetet sociale, Meta tha se duhet shmangur përshkallëzimi i situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.

“Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve,” u shpreh Meta.

Të mërkurën dy naftëtare u dërguan me urgjencë në spitalin e Fierit pas rëndimit të gjendjes shëndetësore.

Shpërndaje te miqtë