Studentët në protestë për të tretën ditë kundër mësimit online

exit.al 4 Nëntor 2020, 12:05

Të mërkurën, dhjetra studentë po protestojnë, për të tretën ditë radhazi, kundër zhvillimit të mësimit online për vitin e ri akademik.

Me parullla në duar para ministrisë së Arsimit, studentët kërkojnë që qeveria të rishikojë vendimin sepse për disa degë është e pamundur për tu zhvilluar online.

Po ashtu studentët shprehen se kanë shpenzuar para për pagesat e konviktit dhe qirave të shtëpisë, sepse qeveria nuk kishte marrë një vendim për mësimin deri në momentet e fundit.

Përmes një letre drejtuar ministres së Shëndetësisë Manastirliu dhe Komitetit të Ekspertëve, studentët i kanë kërkuar qeverisë:

  1. Mësim të alternuar, online dhe në auditore – leksionet online, ndërsa seminaret në auditore;
  2. Rimbursim të pagesave të konvikteve dhe të qerave;
  3. Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët;
  4. Mundësimi i pajisjeve teknologjike të nevojshme për studentë që nuk kanë akses në mësim online.

Shpërndaje te miqtë