Meta pret ambasadoren e re të Kubës

exit.al 26 Tetor 2020, 12:15

Presidenti Ilir Meta priti të hënën Ambasadoren e re të Kubës në Shqipëri, Caridad Yamira Cueta Milian me rastin e fillimit të detyrës.

Gjatë takimit, Meta e ambasadorja Milian theksuan interesin e përbashkët për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, përmes nxitjes së bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, turizmit dhe kulturës.

Shpërndaje te miqtë