Shtyhet për të disatën herë gjyqi ndaj banorëve të Astirit

exit.al 26 Tetor 2020, 10:59

Gjykata e Tiranës ka shtyrë, të hënën, gjyqin kundër banorëve të Astirit, të cilët për muaj të tërë protestuan kundër projektit korruptiv të Unazës së Madhe, për të cilin u shembën shtëpitë e tyre.

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, i angazhuar që prej fillimit me kauzën e tyre, njoftoi se kjo është e disata herë që gjyqi ndaj banorëve shtyhet. Arsyeja e shtyrjes këtë radhë ishte mungesa e prokurorit të çështjes, të cilën Balliu e quajti ‘të qëllimtë’.

Balliu deklaroi se qeveria Rama po tenton t’i mbyllë gojën dhe t’i frikësojë banorët e Astirit. Ai paralajëmroi se së shpejti do të publikojë me dokumente pretendimet e tij.

Seanca e radhës gjyqësore për banorët e Astirit është lënë në daën 9 nëntor.

Shpërndaje te miqtë