“Vendimi është i vonuar, por pozitiv dhe krijon mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të reja të drejtësisë.
Për mua si president nuk ka qenë dhe nuk do të jenë individët, por legjitimiteti i tyre në raport me ligjin dhe kushtetutën. Për mua vendimtare ka qenë dhe mbetet, respektimi i kushtetutës dhe ligjeve.”
Një ditë më parë, KLGJ vendosi shkarkimin e mandatit të Dvoranit në GJL. KLGJ argumentoi se mandati i Dvoranit ka përfunduar pasi janë emëruar tre anëtarët e rinj të Gjykatës së lartë. Ndaj këtij vendimi votuan 6 anëtarë pro dhe 3 kundër. Mandati i gjyqtarit Dvorani ka mbaruar në vitin 2014, e ndaj tij ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e detyron atë të largohet nga detyra. Shpërndaje te miqtë
