Gjykata vendos ekstradimin në Gjermani të taxhikut të dyshuar si pjesë e ISIS

exit.al 12 Qershor 2020, 13:22

Gjykata e Tiranës vendosi sot ekstradimin në Gjermani të taxhikut Komron Zukhurov, të arrestuar në prill në Shqipëri pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjermania.

Ai akuzohet si pjesë e një celule e organizatës terroriste ISIS.

Zukhurov ka ardhur në Shqipëri në mënyrë ilegale. Ai ka qëndruan në shtëpinë e ish-deputetit Asllan Dogjani, pasi është i afërm i bashkëjetueses së tij.

Shpërndaje te miqtë