Masat e reja për pelegrinazhin në Kishën e Laçit

exit.al 12 Qershor 2020, 13:09

Çdo vit qindra qytetarë bëjnë pelegrinazh në Kishën e Shna Ndout në Laç. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, policia ka publikuar masat që do të merren këtë vit, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Masat e reja për pelegrinazhin janë :

–Segmentet rrugore Kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout, Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout, Kryqëzimi i gjimnazit – Kisha e Shna Ndout, Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout do të lejohen të kalojnë vetëm mjete të licencuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikësja, ambulanca dhe Policia.

Ky kufizim do të jetë nga ora 08:00 të datës 12 qershor deri në mesnatë të datës 13 qershor.

– Nga kryqëzimi i gjimnazit deri te kryqëzimi i varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.

– Nga mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të rëndë

– Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç.

Shpërndaje te miqtë