Meta kujton veprën e Avni Mulës: Humbje e madhe për artin

exit.al 30 Tetor 2020, 09:41

Presidenti Ilir Meta shprehu, të premten, ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur, Avni Mula.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se kjo është një humbje e madhe për muzikën dhe artin shqiptar.

Avni Mula, Artisti i Popullit dhe Nderi i Kombit, u nda nga jeta të enjten, 29 tetor, në moshën 92-vjeçare.

Homazhet do të mbahen më 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, në Tiranë.

Shpërndaje te miqtë