KPK zhvendos punën virtualisht

exit.al 30 Tetor 2020, 09:02

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19, KPK ka vendosur ta zhvendosë punën e saj online. Në një njoftim në faqen zyrtare, KPK shkruan se puna do të vijojë pa ndërprerje, por do të zhvendoset online:

"Gjatë kësaj periudhe veprimtaria e KPK do të vijojë pa ndërprerje, përmes platformave zyrtare online, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e infeksionit si dhe të sigurohet shëndeti i punonjësve."

Të gjitha denoncimet nga qytetarët do të vijojnë të pranohen online përmes postës zyrtare elektronike. Shpërndaje te miqtë