I vihet tritol në shtëpi gazetarit të News24

exit.al 30 Tetor 2020, 09:10

Shtëpisë së gazetarit të News24 Elidon Ndreka i është vënë një sasi tritoli në shtëpi, në Lezhë.

Nga plasja e tritolit ka pasur vetëm dëme materiale.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person që zbret nga një makinë dhe pasi lë lëndën plasëse, largohet me shpejtësi.

Policia po vijon hetimet.

Shpërndaje te miqtë