Meta akuzon bashkitë për përdorim të taksave për fondin e fushatës zgjedhore

exit.al 2 Tetor 2020, 10:33

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar sot (2 tetor) pushtetin vendor se po përdor taksat e qytetarëve për të "shtuar fondin e pagave për fushatë partie". Ai bëri thirrje për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve nga pushteti vendor:

“Është shumë e rëndësishme që 61 bashkitë të përqendrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në “kapjen” e votave me pahir dhe presione ordinere me bukën e gojës”.

Gjithashtu, ai kritikoi edhe reformën administrative duke thënë se “u keqpërdor për të perqëndruar pushtetin vendor në pak duar e jo për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve”. Shpërndaje te miqtë