"Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t'ju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit.
Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve - një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17 + 1 prej të cilit unë ju nxis të dilni. "
Trump shprehet se shpreson që Shqipëria dhe SHBA-të të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G. Ai vijon duke falënderuar kryeministrin për rolin e tij në dialogun Kosovë-Serbi si dhe i bën thirrje të zhvendosi ambasadën shqiptare në Jerusalem. Shpërndaje te miqtë
