Meta: Përshkallëzimi i krizës, rrezik për stabilitetin, palët të respektojnë marrëveshjen

exit.al 2 Tetor 2020, 09:34

Presidenti Ilir Meta deklaroi se rënia ekonomike e Shqipërisë është sa dyfishi i mestares së vendeve të tjera të rajonit. Në një status në Facebook, Meta shkruan se pandemia ka prekur turizmin.

"Rënia ekonomike e Shqipërisë është sa dyfishi i mestares së vendeve të tjera të rajonit.

Pandemia ka prekur dhe ka ndikuar negativisht në ecurinë e turizmit, aq sa rënia e aktivitetit të turizmit ka kontribuar më shumë se 1/5 e uljes së rritjes ekonomike."

Duke marrë për bazë raportin e BERZHIT, i cili tregon një rënie prej 9 përqind të ekonomisë, Meta tha se përshkallëzimi i krizës "do rrezikonte seriozisht stabilitetin dhe pasigurinë për qytetarët." Meta bëri thirrje për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit duke e konsideruar "kyç për stabilitetin politik, por edhe për ekonominë kombëtare dhe atë të çdo familjeje shqiptare." Shpërndaje te miqtë