Mbi 400 të helmuar në Deçan, dyshohet nga uji

exit.al 12 Korrik 2021, 19:17

Mbi 400 persona në Deçan të Kosovës janë helmuar ndërsa dyshimet kryesore janë se kjo gjë ka ardhur nga uji i rubinetit që furnizon shtëpitë e tyre.

Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan që nga dita e shtunë, ngriti alarmin për numër të pazakontë të pacientëve, me simptoma helmimi.

Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka marrë ndërkohë mostrat e ujit për të bërë analizën kimike dhe biologjike.

Që nga e diela në mbrëmje, ujësjellësi rajonal “Hidrodrini” ka bërë ndërprerjen e furnizimit me ujë në zonat e dyshuara për helmim masiv, deri në daljen e rezultatit të analizave.

Presidentja Vjosa Osmani u ka bërë thirrje autoriteteve të hetojnë nëse kemi të bëjmë me ngjarje të qëllimshme.