Suedia lehtëson kufizimet e udhëtimit me Shqipërinë

exit.al 12 Korrik 2021, 18:43

Suedia ka lehtësuar kufizimet e pandemisë ndaj qytetarëve që udhëtojnë nga Shqipëria.

Për të udhëtuar drejt Suedisë tashmë mjafton vetëm një test PCR negativ i 48 orëve të fundit para udhëtimit, njofton Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Vendimi ndjek rekomandimin e Bashkimit Evropian për lejimin e udhëtimeve me Shqipërinë, që tashmë cilësohet vend i sigurtë nga Covid-19.

Tashmë janë 11 vende të cilat kanë hapur kufijt me vendin tonë, duke lejuar udhëtime për qëllime turistike, rekreative apo çfarëdolloj tjetër.