Rritja e numrit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar nga 100 në 150 anëtarë, nga një listë e propozuar nga Kryetari i partisë.
Heqja e të drejtës së kryetarit të Këshillit Kombëtar për të thirrur këshillin, dhe ia ka lënë këtë të drejtë kryetarit ose kryesisë.
Heqja e përcaktimit se njëri prej nënkryetarëve "është kryetar i Grupit Parlamentar”.
Ndryshimet e tjera të statutit janë rritje e numrit të sekretarëve dhe anëtarëve të Kryesisë (përfshihen në kryesi edhe kryetari i Bordit Financiar, dhe angazhimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar në departamente). Propozimet e reja mund t'i lexoni këtu dhe statutin ekzistues mund ta lexoni këtu.
