Manastirliu: Në ditën e  dytë u kryen mbi 20 mijë vaksinime ndaj COVID-19

exit.al 29 Mars 2021, 20:05

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu njoftoi të hënën se në ditën e dytë të vaksinimit masiv në Shqipëri u kryen 20 mijë vaksinime.

"Dita 2 e vaksinimit masiv përfundon me shifrën domethënëse, 20414 vaksinime, në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID në total janë kryer mbi 95 mijë vaksinime.

Shpërndaje te miqtë