Ambasadorët e BE dhe SHBA takim për zgjedhjet në Shqipëri

exit.al 29 Mars 2021, 19:16

Ambasadorja amerikane ka zhvilluar të hënën një takim edhe me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca.

“Shumë sfida para nesh – zbatimi i Reformës në Drejtësi, zgjedhjet 4/25, oferta e Shqipërisë për në BE – por një gjë është e sigurt: Luigi Soreca  dhe jam dakord që bashkëpunimi SHBA- BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë”, shkroi ajo në Twitter.

Më herët Kim postoi në Twitter një foto nga takimi me kryetaren e OSBE ku po ashtu kishin diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit.