CDC: Mësimi online dëmton shëndetin mendor të fëmijëve

exit.al 29 Mars 2021, 23:00

Një studim i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), tregoi se mësimi online dëmton shëndetin mendor të fëmijëve.

Sipas CDC prindërit e fëmijëve që ndoqën mësimin online,  raportuan përkeqësim të shëndeti mendor.

Në studim morën pjesë 1290 prindër më fëmijë të moshës 5-12 vjeç. Rreth 25% e prindërve raportuan përkeqësim të shëndetit mendor ose emocional te fëmijët e tyre.

Studimi tregoi se fëmijët ishin më pak aktivë fizikisht dhe kalonin më pak kohë jashtë me miqtë.

“Dallimi është si nata me ditën, veçanërisht për fëmijët e mi. E normalizuam këtë mënyrë të të mësuari, por s’ka asgjë normale në të”, shprehet Stephanie Kokinos, nënë e dy fëmijëve.