Italia regjistron 417 viktima dhe 12 916 raste të reja

exit.al 29 Mars 2021, 21:20

Italia regjistroi të hënën 417 viktima të reja, ndonëse procesi i vaksinimit në vend po ecën “me ritme të kënaqshme”.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit u infektuan 12 916 raste të reja.

Po ashtu janë kryer 156 mijë testime.

Niveli i infektueshmërisë është rritur në 8.2% ndërkohë që është shtuar dhe numri i personave të shtruar në terapitë intensive.