“Sot Ministria e Shëndetësisë deklaroi publikisht që një periudhë e vështirë na pret. Pas një kohe, një deklaratë e tillë do të kërkonte disa shpjegime.
Muaj më parë, piku u arrit me 27 raste dhe sot kemi 5-fishimin, por askush nuk thotë që jemi në pikun e pandemisë, jemi në ngjitje apo ku jemi me daljen nga pandemia.
Qytetarët presin të dëgjojnë nga qeveria se ku nuk funksionoi strategjia e zgjedhur, ku duhej vepruar më shpejtë e më mirë.”
Vasili sygjeroi që ministria të decentralizojë ofrimin e kurimit nga spitalet Covid në spitalet rajonale:“Historia e grumbullimit, dhënia e mesazheve propagandistike, jo profesionale tek spitali Infektiv apo Covid-2 nuk ndihmon në përballimin e një beteje e cila ka përmasa kombëtare.
Ngritja e strukturave lokale ndihmon për të përballuar më mirë pasi rishpërndahet ngarkesa, e cili nuk ka rezultuar i suksesshëm.”
Ai shtoi se duhet fuqizuar më shumë mjeku i familjes, i cili është i pari që vihet në kontakt me të infektuarit. Vasili kritikoi strategjinë e qeverisë për të mos hapur spitale të tjera Covid, deri sa të shterohen të gjithë vendet në dy spitalet e para:“Përse duhet të shkojë në kufijtë e shterimit të energjive, të një stresi të jashtëzakonshëm dhe vetë personeli mjekësor? Patjetër që të hapet dhe Covid-3.”
Shpërndaje te miqtë
