Presidenti Meta: Mbyllja e bizneseve pasoja më serioze e pandemisë, qeveria të hartojë një strategji

exit.al 7 Gusht 2020, 14:11

Presidenti Ilir Meta deklaroi se mbyllja e qepenave të bizneseve është pamja më e trishtë dhe serioze e pasojave të pandemisë. Në një postim në Facebook, Meta shkruan :

“Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19.”

Ai i bëri thirrje qeverisë të dëgjojë të gjithë bizneset e familjet shqiptare të prekur nga pandemia dhe të hartojë një strategji të konkrete dhe efikase për të shmagur “humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë.” Shpërndaje te miqtë