“Ne depozituam sot në Gjykatën e Apleti ankimim kundër vendimit të sekuestrimit të pronave të zotit Ylli Ndroqi dhe dy televizioneve. Kemi paraqitur në ankimim të gjitha provat tona që vërtetojnë edhe ligjshmërinë e pasurisë të tij. Nga ana e shkallës së parë është vendosur një seksuestro në bazë të një indicie ku përmendet një shkresë e Interpolit ku pretendohet se në 2015 Ylli Ndroqi ka qenë i arrestuar në Itali.
Është lehtësisht e verifikueshme si nga sistemi TIMS dhe nga publikimi i vendimi të bërë dje për Italinë që zoti ylli Ndroqi në vitin 2015 nuk ka qenë kurrë i arrestuar në shtetin italian, ka lëvizur lirshëm në zonën Shengen ka qenë edhe në SHBA. Nuk mund të ishte edhe në burg edhe në Itali, edhe në Mynih dhe në Los Angelos”
Më herët, në një konferencë për shtyp, avokatët e Ndroqit paralajmëruan apelimin e vendimit të gjykatës, duke e konsideruar aksionin i SPAK-ut për të sekuestruar pasuritë e Ndroqit si mjet ‘për të ndalur zërin e RTV Ora dhe Ora News’. Shpërndaje te miqtë
