Nga 15 qershori rihapet Salla e Studimit në Bibliotekën Kombëtare

exit.al 1 Qershor 2020, 13:10

Biblioteka Kombëtare do të rihapë nga 15 qershorin Sallën e Studimit.

Të gjithë të interesuarit duhet të ribëjnë kërkesat e tyre për përdorimin e sallës duke filluar nga 15 qershori.

Biblioteka Kombëtare kishte mbyllur Sallën e Studimit prej më shumë se dy muajsh për shkak të pandemisë së Covid-19.