Kryeministri Edi Rama shpreh solidaritet për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Greqi

exit.al 30 Tetor 2020, 18:06

Kryeministri Edi Rama ka shprehur solidaritet për viktimat  dhe familjet e atyre që mbetën të dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Greqinë ditën e premte.

Përmes një shënimi në rrjetin social Twitter, Kryeministri Rama e quajti shpresëdhënëse për të nesërmen e Europës, bisedën mes udhëheqësve të dy vendeve.

Turqia dhe Greqia  së fundmi janë përplasur për të drejtën e ujrave në zonën lindore të detit Mesdhe.

Shpërndaje te miqtë