765 gjoba për mosmbajtjen e maskës në publik

exit.al 31 Tetor 2020, 16:45

Policia ka gjobitur 765 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek, duke e cuar shumën totale në rreth 20 mijë euro.

Gjithashtu, policia ndëshkoi 3 pronarë lokalesh me 9 mijë euro secilin,  pasi nuk respektuan protokollet e sigurisë.

Ata kishin lejuar muzikn pas orës 20:00 dhe nuk respektuan mbajtjen e maskës dhe distancimin social.

Shpërndaje te miqtë