Kryeministri Rama falenderon Stoltenberg për vendimin që ka marrë Ditmir Bushati - Koment

exit.al 10 Dhjetor 2015, 15:08

“Specifikisht i shpreha Sekretarit të Përgjithshëm mirënjohjen e Shqipërisë për vendimin e NATO-s për të pranuar Malin e Zi".

Kështu është shprehur Kryeministri Rama, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg.

Në fakt, vendimi formal për të ftuar Malin e Zi t’i bashkohet NATO-s u mor para një jave nga ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, përfshi ministrin tonë të jashtëm Ditmir Bushati, të cilët, natyrisht, kanë votuar në emër të qeverive përkatëse. Sekretari i Përgjithshëm nuk ka votë në vendime të tilla.

I takon Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg që t’i shprehë mirënjohjen Shqipërisë dhe Kryeministrit Rama për vendimin për Malin e Zi dhe jo anasjelltas.

Ose nga injoranca ose ngaqë do të shtojë rëndësinë e kësaj vizite, Kryeministri Rama është sjellë gjatë gjithë vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s jo si Kryeministri i një vendi anëtar, por si një servil provincial.