Prokurorët kërkojnë të merren masa ndaj policisë gjyqësore

exit.al 10 Dhjetor 2015, 13:28

Sot, Këshilli i Prokurorëve kërkoi rritjen e bashkëpunimit mes Prokurorisë dhe  strukturave të policisë.

Më anë të një letre drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, prokurorët ankohen për mungesën e efiçencës të oficerëve të policisë; ata zhvarrisin hetimet dhe nuk bashkëpunojnë.

Ata, gjithashtu, shkruajnë se strukturat e anti korrupsionit nuk sjellin në prokurori raste të korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla u shpreh se do të punojnë për përmirësim të marrëdhënieve mes strukturave shtetërore.