Kompania e markimit të naftës ndërpret punën

exit.al 10 Dhjetor 2015, 14:10

Kompania konçesionare e markimit të karburanteve GFI ndërpreu sot aktivitetin, duke bllokuar kështu futjen e naftës në treg.

Sipas ligjit, dalja e naftës nga dogana bëhet vetëm pasi paraqitet fatura e markimit.

Shoqata e Hidrokarbureve bëri me dije se tregu sot është furnizuar nga rezervat e naftës, por nëse nuk vazhdon markimi si zakonisht, mund të ketë mungesa në treg.