“Sa më shumë të takohemi aq më shumë diskutojmë për problematikat, aq më shumë i japim mendje dhe zgjidhje njëri tjetrit.
Kemi nevojë të takohemi, të bashkohemi, por edhe për të sensibilizuar në mënyrë të tillë që më 25 prill secili nga ne jo vetëm t’i drejtohet kutisë së votimit, por të bëjë nga një votë për ta çuar në kutinë e votimit, sepse duke votuar sjellim edhe ndryshimin.”
Kryemadhi nxiti qytetarët që të bisedojnë me miqtë e tyre dhe t’i bindin ata që të votojnë për ndryshimin e qeverisë në zgjedhjet e 25 prillit:“Një votë e secilit nga ne, sikur 10 minuta, atë kafen e mëngjesit t’ia kushtojmë një miku për ta bindur që të shkojë drejt kutisë së votimit më 25 prill, do të ishte një ndihmesë shumë e madhe për ndryshimin për të cilin ka nevojë shoqëria jonë, të rinjtë tanë.”
Shpërndaje te miqtë
