KPK shtyn seancën për ish kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj

exit.al 16 Qershor 2020, 16:38

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shtyu seancën dëgjimore për ish kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresaj Beçaj.

Ky lajm u bë i ditur nga faqja zyrtare e KPK. Seanca dëgjimore për gjyqtare Beçaj ishte planifikuar për tu zhvilluar nesër.

Nuk dihen arsyet e shtyrtjes seancës dëgjimore.

Shpresa Beçaj ka përfunduar studimet në drejtësi në vitin 1983 dhe e ka filluar karrierën si gjyqtare nga Gjykata e Gramshit. Ajo u emërua gjyqtare në Tiranë në vitin 1990 ndërsa në vitin 1994 u promovua si gjyqtare e Apelit të Tiranës.

Në vitin 2004, Beçaj u dekretua gjyqtare në Gjykatën e Lartë ndërsa 4 vjet më pas u emërua kryetare e kësaj gjykate.

Shpërndaje te miqtë