Qeveria Basha premton 'ujë, bukë e drita' falas për të varfërit

exit.al 16 Qershor 2020, 15:43

Kreu i PD-së Lulzim Basha premtoi se kur opozita të vijë në pushtet, qeveria do të paguajë 'bukë, ujë e drita’ për të varfërit, siç bën çdo qeveri e përgjegjshme sot në botë. Gjatë një vizite në Kamëz ku u takua me qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël, Basha akuzoi kryeministrin Rama se ka zhytur në varfëri shqiptarët e thjeshtë dhe se ka pasuruar oligarkët në kurriz të qytetarëve. Por Basha premtoi se kjo do të ndryshojë me ardhjen të pushtet të opozitës:

“Në planin tonë të pamundurit nuk do të braktisen, por do të jetë buxheti i shtetit që do t'iu mundësojë, bukë, ujë e drita siç bën çdo qeveri e përgjegjshme sot në botë.

Ne do të ulim taksat në mënyrë që ato para që sot shkojnë ne xhepat e pesë oligarkëve, nesër të kthehen në investime që shtojnë vendet e punës dhe rrisin pagat. Ne do ta bëjmë Shqipërinë vend tërheqës për investitorët e huaj që mundësojnë vende pune.”

Shpërndaje te miqtë