Sillet me urgjencë nga Fieri tek Infektivi, 86-vjeçarja e infektuar me Covid-19

exit.al 16 Qershor 2020, 09:58

Një 86-vjeçare nga Cakrani i Fierit është sjellë me urgjencë mëngjesin e së martës në spitalin Infektiv në Tiranë, pasi është infektuar me Covid-19.

Fillimisht e moshuara është paraqitur në spitalin e Fierit, pasi ka pasur të gjithë simptomat kryesore të virusit. Asaj i është bërë testi dhe ka rezultuar e infektuar.

Dyshohet se ajo është infektuar në Tiranë, ku ka vizituar nipin e saj, i cili ka rezultuar i infektuar me Covid 19.

 

Shpërndaje te miqtë