KPK shkarkon nga detyra prokurorin Spartak Çoçoli

exit.al 16 Korrik 2020, 17:04

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Gjirokastrës, Spartak Çoçoli.

Raporti i DSIK e konsideroi të papërshtatshëm prokurorin Çoçoli, ndërkohë që ai mori vlerësim negative nga ana profesionale.

Në janar 2019, Çoçoli u pezullua nga detyra pas përfshirjes së tij në një hetim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku dyshohej për veprën penale të korrupsionit. Aktualisht, çështja e tij është duke u shqyrtuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Spartak Çoçoli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1991 dhe ka punuar për më shumë se 20 vjet në Prokurorinë e Gjirokastrës.

Shpërndaje te miqtë