PD: Ndalimi i koalicioneve prish marrëveshjen e 5 qershorit

exit.al 16 Korrik 2020, 16:06

Partia Demokratike deklaroi se Edi Rama po prish marrëveshjen e 5 qershorit duke ndaluar koalicionet.

Në një deklaratë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi pohoi se drafti i rënë dakort se do të lejohen koalicionet, ku secila parti do të garonte me listat e veta.

Sipas Bardhit, Rama kërkon ta ndryshojë këtë duke parashikuar që partitë në koalicion të garojnë në një listë të vetme.

Bardhi shtoi se një nen tjetër i hequr nga ndryshimet kushtetuese, I referohet rastit kur lista e kandidatëve të një partie në koalicion shteron, mandatet e saj i kalojnë partisë më të madhe të koalicionit.

Ai pohoi se ky parashikim ka rënë me ndryshimet e reja.

Bardhi i bëri thirrje qeverisë të tërhiqet ngga këto propozime dhe të miratojë marërveshjen e 5 qershorit.

Shpërndaje te miqtë