Nga 1 janari 2021, bizneset e vogla nuk do paguajnë tatimin mbi fitimin dhe TVSH-në

exit.al 16 Korrik 2020, 15:41

Që prej 1 janarit 2021, bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, ose rreth 115 mijë euro në vit, nuk do të paguajnë tatimin mbi fitimin.

Zëvendësministrja e financave Vasilika Vjero njoftoi se ka kjo nismë do të përfitojnë 12 mijë biznese të vogla.

Qeveria, gjithashtu, ka vendosur heqjen e TVSH-së për të gjitha bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë,ose rreth 820 mijë euro.

Këto dy lehtësime do të jenë të përkohshme, deri në vitin 2029 dhe kanë si qëllim ndihmesën e biznesit të vogël pas dy goditjeve, tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë së Covid-19.

Ndryshimet e nevojshme për këto lehtësira u miratuan të mërkurën në ligjin ‘Për tatimin mbi të ardhurat’.

Shpërndaje te miqtë