Meta dekreton 4 ligje: Mbrojnë të drejtat e të burgosurve

exit.al 16 Korrik 2020, 15:07

Presidenti Ilir Meta dekretoi të enjten 4 ligje në lidhje me shërbimin e provës, policinë e burgjeve, ekzekutimin e vendimeve penale si dhe trajtimin e të burgosurve.

Meta argumenton se të katërt këto ligje sjellin risi në sistemin e vuajtjes së dënimit.

Në lidhje me ndryshimet në ligjin Për Shërbimin e Provës, Meta argumenton se do të sjellë forcim në këtë institucion nëpërmjet programeve të:

–rehabilitimin dhe riintegrimin shoqëror të personave nën mbikqyrje,

– parandalimin e krimeve dhe uljen e rrezikut të përsëritjes së tyre.

Përsa i përket ndryshimeve në ligjin Për Policinë e Burgjeve, Presidenti pohoi se përmirëson pagesat ndaj punonjësve dhe kjo nisëm duhet mbështetur, ndërsa për ndryshimet në ligji  për ekzekutimet e vendimeve penale, ai argumentoi se shton garancitë për mbrotjen e lirive dhe të drejtave themelore.

Edhe në lidhje me ndryshimet në ligjin Për trajtimin e të burgosurve dhe të paraburgosurve, Meta pohoi se shton garancitë për mbrotjen e të të drejtave të burgosurve.

 

Shpërndaje te miqtë