KPK ndërpret procesin e vetingut për dy magjistrante

exit.al 13 Maj 2020, 16:25

Komsioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka ndërprerë procesin e vetingur për gjyqtaren pranë Gjykatës së Tiranës, Arjana Lico dhe prokuroren pranë Prokurorisë së Shkodrës, Marjana Shtjefni.

Trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Etleda Çiftja dhe Lulzim Hamitaj,vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për gjyqtaren Lico, pasi ajo kishte mbushur moshën për pension dhe kishte bërë kërkesë për të dalë në pension.

Ndërsa prokuroren Shtjefni, KPK ndërpreu procesin e vetingut, pasi ajo kishte dhënë dorëheqje nga detyra. Kërkesa e saj ishte miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në fund të 2019.

Deri më tani 40 gjyqtarë dhe prokurorë kanë dhënë dorëheqje nga detyra e tyre, duke mos iu  nënshtruar procesit të vetingut.