“Çështja e sistemit është në tavolinë. Palëve u takon të shprehen në lidhje me propozimet që janë në tavolinë.
Të gjitha propozimet për sistemin zgjedhor kërkojnë ndryshime kushtetuese. Do të thotë që kemi një nivel shumë të lartë debati politik. Kjo kërkon kohë.”
Gjiknuri theksoi se për çështje që kërkojnë një nivel të lartë vendimmarrjeje politike, kryeministri Rama është i gatshëm të ulet në bisedime me kreun e opozitës Basha:“Nëse për çështje shumë serioze kërkohet mbase një nivel shumë i lartë i vendimmarrjes politike, Rama e ka thënë për çështje të rëndësishme të integrimit të vendit, siç është ky, jemi të gatshëm të ulem me zotitn Bashën në tavolinë negociatash në çdo moment.
Nuk ka mungesë dëshire për komunikim. Problem është që komunikimi është prerë në disa nivele dhe ne kemi për detyrë të vazdhojmë të përafrojmë palët.”
