"Ne e bëmë të qartë se kushtet që ne kemi vendosur mbi tryezë me propozimet tona janë ty, ne nuk tërhiqemi.
Jo vetëm që kërkohet vullnet politik që e garanton vetëm qeveria tranzitore, por në asnjë mënyrë nuk do të ketë mundësi Rama që të marrë në xhepin e tij administratën zgjedhore duke emëruar aty militant politikë të veshur si të pavarur nga adminitrata publike.
Po ashtu nuk do të ketë mundësi që të marrë Kolegjin Zgjedhor për t'i vënë vulën manipulimeve që kryhen me administratën e kapur politikisht.
Në debatin që bëmë mazhoranca u tërhoq nga ato qëndrime dhe kjo na jep mundësinë për të vazhduar më tej."
Ende nuk ka një konfirmim nga PS për këto deklarata, ndërkohë që Kryeministri Rama tha dje se këto janë kërkesa të panegociueshme.
