KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit Edlira Petri

exit.al 17 Qershor 2020, 12:21

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Edlira Petri u konfirmua sot në detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Vendimi u mor nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.

Ajo është bashkëshortja e Sokol Sadushi, i zgjedhur së fundmi anëtar i Gjykatës së Lartë.

KPK mori nën hetim dhe pasuritë e Sadushit, por nuk gjeti probleme.

Edlira Petri mori vlerësim pozitiv për figurën dhe aftësitë profesionale.

Shpërndaje te miqtë